Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Kampionati është i ekuilibruar, më intereson vetëm fitorja e Partizanit

E nisi kampionatin mes dyshimesh dhe me rezultate jo të pritshme, por Partizani i Franco Lerdës është aty dhe në javën e fundit të fazës së parë, arrin të ngjitet në krye të renditjes, duke treguar se është ekipi për t’u mundur këtë sezon.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, trajneri italian i “të kuqve” u shfaq mjaft i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij, por pranoi se kampionati është shumë i ekuilibruar dhe i vështirë.

A është i kënaqur me ndeshjen dhe vendin e parë në kampionat?
Jam i kënaqur sepse djemtë bënë një ndeshje të mirë, duke luajtur me intensitet, veçanërisht në pjesën e parë dhe në fund u shpërblyem me rezultatin që ishte në favorin tonë.

Sa gjatë mund ta mbajë vendin e parë ky Partizan?
Është një kampionat shumë i ekuilibruar, ku në çdo javë na presin kundërshtarë të vështirë, siç është Kukësi këtë javë, një ekip shumë i fortë. Ne kemi një ditë më pak për të rikuperuar, por duhet të përgatisim atë ndeshje sa më mirë dhe pa e pasur mendjen te renditja.

Sa i kënaqur jeni me zotërimin e topit?
Kemi bërë mirë, por mund të përmirësohemi, duke eliminuar egoizmin në momente të caktuara, pasi na ndodh shpesh që të jemi në superioritet numerik, por nuk i zgjidhim si duhet këto situata.

Sa i kënaqur jeni me Bardhin dhe Asanin? Janë furnizuar pak apo nuk kanë zgjidhur mirë situatat e lojës?
Jam shumë i kënaqur me të dy, që ndonëse nuk e kanë nisur mirë këtë sezon, sot luajtën mjaft mirë dhe kryen detyrat që u kisha ngarkuar.

Duke qenë se e mbyllët ndeshjen shpejt, a mund të kishte disa minuta për Brown dhe Ekuban, që janë harruar në stol?
U mundova të aktivizoj lojtarët që janë më në formë dhe që më bindin më shumë gjatë stërvitjes.

Pas fazës së parë, ky Partizan mund të luajë më mirë me 3 apo me 4 në prapavijë?
Nuk varet nga kundërshtari, çështja e rreshtimit, por një filozofi e imja, që të aktivizoj lojtarët që kanë gjendjen më të mirë dhe në pozicionet e tyre ideale. Deri para derbit luajtëm me 3, pasi nuk kishim shumë alternativa në mbrojtje, por atëherë humbëm një mbrojtës dhe u detyruam të kalojmë me 4. Edhe këtu po luajmë me Malën në krah, që gjithsesi nuk është mbrojtës, por kemi krijuar nëj ide tonën dhe po vazhdojmë. Nga java në javë do të shohim se si do luajmë, se cila do jetë vendosja më e mirë për ne.

Është e vështirë të menaxhosh lojtarë si Romero, Telushi e Asani, që reagojnë keq sa herë që i zëvendësoni?
Nuk është aspak problem për mua dhe nuk më intereson fare reagimi i tyre. Askush nuk është i lumtur kur zëvendësohet, por unë mendoj për të mirën e skuadrës dhe më intereson vetëm të fitojë Partizani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...