Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Krenar që do drejtoj Partizanin, merkaton e bën drejtori!

Krenar që do të drejtojë Partizanin. Trajneri i ri i të kuqëve Franco Lerda në konferencën për shtyp të prezantimit të tij, nuk e fshehu kënaqësinë që do të ulet në stolin e një prej skuadrave më të mëdha të futbollit shqiptar. Objektivi i parë për të në krye të Partizanit do të jetë paraqitja sa më dinjitoze në kualifikueset e Champions League. Edhe pse nuk e njihte me detaje Partizanin, ish-trajneri i Torinos dhe Leccen e di rëndësinë që kanë kampionët e Shqipërisë si klub, ndërsa në lidhje me merkaton shtoi se nuk i ka kërkuar asnjë emër klubit duke lënë gjithçka në dorë të drejtorit Olsi Rama.

A kishe dëgjuar për Partizanin më parë?

Për mua është një kënaqësi e madhe që ndodhem këtu. Për mua edhe pse është herë e para që vij në Shqipëri, ndihem krenar që do të jem pjesë e Partizanit. Specifikisht nuk është se e njihja Partizanin, por gjithsesi kam njohuri.

Cili është objektivi?

Objektivi kryesor është të përgatis skuadrën që të jetë sa më e gatshme në përfaqësimet në Champions Leagues.  Përtej objektivit të parë, qëllimi është të rrisim cilësinë e skuadrës. Më bën të ndihem krenar që do drejtoj një skuadër kampione. Gjithsecili ka mënyrën e vetë të punës, shpresojmë që të jemi në të njëjta nivele sezonin e ardhshëm dhe të synojmë titullin. Dua të përgëzoj trajnerin e mëparshëm Gega.

Trajnerët italianë te Partizani…

Nuk mund të flas për problemet që kanë pasur bashkëkombësit e mi më përpara. Projekti që më ofruan drejtuesit ishte shumë ambicioz. Unë jam një njeri ambicioz.

Merkato…

Për momentin nuk kam asnjë lojtar specifik që i kam kërkuar drejtuesve. Me merkaton do të merret drejtori Olsi Rama. Ne do të fokusohemi, do të përgatisim skuadrën për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Champions. Jam entuziast dhe optimist që do të bëjmë gjëra të mira.

Moduli dhe rivali i mundshëm në shortin e Champions League?

Çdo gjë do ta bazojmë në bazë të lojtarëve që do të kemi në organikë. Nuk kam ndonjë kundërshtar të preferuar, të gjithë janë mjaft të vështirë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...