Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Me Bylisin agresivë, Tiranës i kam sjellë fat, por Partizani…

Franco Lerda në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bylisit paralajmëroi ndryshime në formacion. Trajneri italian i të kuqve tha se nuk i druhet Tiranës, që kryeson e vetme dhe se ndeshja me Bylisit nuk duhet të ndikojë para derbit.

A duhet të ndryshojë diçka Partizani kundër Bylisit dhe nëse po, çfarë?

Sa i përket formacionit, sigurisht që mund të ketë disa ndryshime. Por, më parë, duhet të vlerësoj gjendjen fizike të lojtarëve, duke ditur që kemi zhvilluar një ndeshje në Kupë. Gjithçka do ta vlerësoj ditën e nesërme, sepse sot kemi kryer seancën e fundit stërvitore dhe mendoj që diçka mund ta ndryshojë në organikë.

Sa të vështirë e sheh përballjen kundër Bylisit?

Bylis nuk është aspak i lehtë. Ka vlerësimin maksimal tonin. E kam ndjekur me vëmendje në dy takimet që kanë zhvilluar si ndaj Skënderbeut, ashtu edhe ndaj Kukësit. Do të kërkoj nga skuadra ime të jetë mjaft agresive. Është një skuadër që vrapon shumë, por ne duhet të kemi qetësinë e duhur. Të jemi të qetë dhe në fund të marrim 3 pikët.

A ka presion para këtij takimi?

Kur je pjesë e Partizanit dhe sidomos kur je skuadër kampione, ke më shumë presion se ekipet e tjera. Sezonin e kaluar Partizani nuk u nis si skuadër që do të synonte titullin kampion, pra nuk kishte atë impenjim që ka, sepse do të mbrojmë titullin kampion. Kjo cilëson presionin që ka skuadra. Të gjithë ekipet duan të bëjnë mirë, duan të fitojnë ndaj nesh dhe kjo mund të na sjellë presion.

A keni folur për Asanin për reagimin e tij në ndeshjen e Laçit kur e zëvendësuat?

Nuk më intereson se çfarë flitet për vendimet që unë marr. Unë vendos në bazë të asaj që shoh në fushën e lojës. Mendoj që harmonia është shumë e mirë. Besoj se diçka e tillë ndodh në gjithë ekipet e tjera. Në skuadrën tonë ka lojtarë shqiptarë, lojtarë amerikano-latinë.Ne mundohemi të punojmë në mënyrë që harmonia dhe grupi të funksionojnë sa më mirë.

A është e vështirë ta menaxhoni gjithë grupin?

Puna ime është të menaxhoj grupin. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion të zbatojnë rregullat dhe detyrat që unë jap. Mendoj se është detyra ime. Kush nuk dëshiron t’i zbatojë rregullat në fushën e lojës, them se nuk është problemi im.

Tifozët janë kundër lojës në fushë. Çfarë do ndryshoni?

Siç e thashë dhe më parë, skuadra që unë drejtoj është ndërtuar në etapa. Ne thjesht duhet të konkretizojmë një skemë loje. Ka trajnerë të ndryshëm që luajnë me skemat që preferojnë. Ne përpiqemi që me skemën që kam vënë në jetë të rritemi javë pas jave. Por, duhet theksuar që me skuadrën kanë filluar ndeshjet edhe lojtarët që kanë luajtur në Kupat e Europës. Ata kanë pasur një përgatitje mjaft të mirë. Disa kanë qenë të lodhur, disa kanë marrë ngarkesë më shumë se ç’duhet. Një pjesë e futbollistëve të ardhur tani, nuk kanë pasur kondicionin e duhur fizik. Në këtë moment që ne flasim, skuadra sa vjen e konkurrohet për të arritur dhe realizuar idetë që unë kërkoj të shfaqin javë pas jave.

Tifozët?

Përgjigja për tifozët është që javë pas jave, ne, si ekip, të përmirësohemi duke marrë rezultatet që ata dëshirojnë. Ata kanë të drejtë pasi paguajnë biletën dhe kanë të drejtën e tyre të na gjykojnë.

A do t’ju motivojë një fitore për derbin?

Nuk është kusht që të fitojmë domosdo ndeshjen e nesërme kundër Bylisit pasi nuk ka asgjë absolute në futboll. E mira është që të impenjohemi në maksimum për të bërë më të mirën në takimin ndaj Bylisit.

Melo është gati për nesër?

Melo është bashkuar me grupin. Mendoj se ka kaluar problemet që ka pasur disa ditë më parë. Mendoj se do të jetë në dispozicion të skuadrës.

Avantazh që luani me një ekip të rikthyer nga Kategoria e Parë?

Nuk mendoj se do të jetë avantazh i ynë, duke ditur se Bylis është një skuadër që sapo është rikthyer në Superiore. E thashë edhe më parë që ka bërë mjaft mirë në këto javë të kampionatit.

A i druhet Partizani Tiranës në këtë sezon?

Nuk kemi pse t’i druhemi Tiranës. Kam parë vetëm një pjesë loje të ndeshjeve të saj. E kam ndjekur vetëm një ndeshje në stadium Tiranën. I kam sjellë fat Tiranës, pasi në atë ndeshje ka fituar 3-0 kundër Luftëtarit. Duhet ta përgëzojmë për çfarë ka bërë deri më tani, pasi gjendet në vendin e parë. Akoma s’kam krijuar një mendim të qartë për ta. Objektivi ynë është ndeshja e nesërme kundër Bylisit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...