Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Nuk kënaqem me barazim, Duro ka mendimin e tij!

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes debutuese në sezonin 2019-2020 të Kategorisë Superiore që është ajo ndaj Kukësit dhe vjen vetëm 5 ditë pas Superkupës së Shqipërisë, trajneri i Partizanit Franco Lerda ka deklaruar se kurrësesi nuk do të kënaqej me një barazim ndërsa thumboi edhe kolegun e tij Shpëtim Duro për deklaratat e këtij të fundit.

Pas ndeshjes së Superkupës, Duro deklaroi se Kukësi ia fali fitoren Partizanit. Çfarë mendoni dhe a prisni që t’ua falë sërish ndeshjen?

Është opinioni i tij, unë e respektoj. Ndeshjen e pamë të gjithë, ishte e ekuilibruar, një pjesë për secilën skuadër. Ne bëmë më mirë se ata në shtesa. Por, tani duhet të mendojmë për atë që vjen nesër (sot), sepse atë që kaloi e arkivuam.

Nga ndryshon një finale Superkupe nga një ndeshje kampionati?

Për mua ajo që vjen është më e rëndësishmja, sepse duhet ta luajmë. Jo se nuk ishte ajo e Superkupës, sepse është një trofe që e donim shumë, por ajo që mbetet për t’u luajtur është gjithnjë më e rëndësishme. Si kampionët në fuqi i keni të gjithë kundër.

Keni ndonjë strategji për të mbrojtur titullin, apo do vijoni ndeshje pas ndeshjeje?

Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ilaçi është ajo e punës në vazhdimësi, duke u mundur të përgatisim ndeshjet në mënyrën më të mirë, si psikologjike dhe tekniko-taktike. Të mendosh se kur je kampion të gjithë kundërshtarët do të japim diçka më shumë, ndaj ne duhet të jemi gati edhe për këtë.

A është përgatitur ndryshe kjo ndeshje me Kukësin në krahasim me atë të Superkupës?

Kjo ndeshje vjen pas katër ditësh, ndaj duhet të rikuperonim fizikisht dhe psikologjikisht lojtarët. Kjo është më e rëndësishmja në përgatitjen e takimit për nesër.

A fiksuat ndonjë pikë të fortë të Kukësit?

Kukësi ka një skuadër të mirë, lojtarë të mirë dhe trajner të përgatitur. Ndaj, për ne do të jetë e vështirë, e pamë katër ditë më parë dhe nuk na pret një ndeshje e lehtë. Por, besoj tek djemtë e mij, edhe pse e respektojmë Kukësin. Është një ndeshje transferte përballë një rivali direkt.

Do ju kënaqte edhe një pikë?

Unë para një ndeshje mendoj si të arrij maksimumin. Pastaj, nëse do të vijë një pikë duhet parë se në çfarë kushtesh vjen.

Kampionati starton nesër, ndërsa merkato vazhdon. Prisni ndonjë surprizë në merkato?

Këtë pyetje duhet t’ia bëni klubit. Unë tani po mendoj dhe përgatis ndeshjen e nesërme. Ajo që do të ndodhë deri në fund të merkatos, vjen më vonë.

Do e falje Superkupën për tri pikët në kampionat?

Superkupën nuk e lë dot, sepse e fituam. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje, totalisht ndryshe. Nis nga 0 me 0 dhe do shohim çfarë përballje do të jetë. Por, kupën do e mbajmë, nuk e ndërrojmë më.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...