Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lerda: Nuk qajmë për mungesat, e respektojmë Tiranën, por derbin duhet ta fitojmë

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, doli në konferencë për shtyp para derbit me Tiranën, që do të zhvillohet në “Air Albania”

6 vite pa humbje ndaj Tiranws, e ndjeni përgjegjësi se mos prishet kjo ecuri?

Të gjithë derbit janë ndeshje të rëndësishme, duhet të bëjmë figurë të mirë. Është fakt që prej vitesh Partizani bën mirë dhe ne duam që kjo ecuri të vijojë. Jemi të përgatitur.

Tirana ka ndërruar trajnerin, vjen me probleme…

Besoj se kur luhen ndeshje derbi nuk ka favoritë, sepse përfshihen aspekte psikologjike më të rëndësishme se në ndeshjet e tjera.

Partizani ka shumë mungesa, për pezullime dhe dëmtime…

Kemi një organikë të gjerë, nuk kemi qarë kur na ka munguar kush. E kemi përgatitur ndeshjen me ata që kemi në dispozicion, jo me ata që s’janë.

Një skuadër e plagosur si Tirana mund t’i bëjë keq Partizanit…

Mendoj për skuadrën time dhe të përgatis futbollistët e mi. Do t’i respektojmë shumë kundërshtarët për atë që përfaqësojnë. Jemi të përqendruar vetëm te skuadra jonë, sepse në këtë ndeshje ndikojnë faktorë të ndryshëm.

A vjen derbi në momentin e duhur, për të lënë pas humbjen me Bylisin?

Ne kemi analizuar ndeshjen në Ballsh, kemi parë gjërat e mira dhe ato më pak të mira. Kemi punuar për këtë dhe e kemi mbyllur atë kapitull. Tani mendojmë për Tiranën, që nuk e meriton atë vend që ka. Është një provë shumë e rëndësishme për ne.

Asani dhe Çinari do të sakrifikohen për skemat, apo për performancën e tyre në Ballsh?

Në i ndryshojmë shpesh skemat, nuk do të sakrifikojmë asnjë. Ndryshojmë shpesh në stërvitje.

Telushi, Broja dhe Mala, cila mungesë peshon më shumë?

Për mua janë të rëndësishëm ata që kam në dispozicion, ata që nuk janë, nuk i llogaris.

Luani në “Air Albania”…..

Është një vend i bukur, sepse është derbi. Pastaj të përurosh një stadium, që është ndër më të mirët në Europë, është kënaqësi e madhe.

Derbi luhet apo fitohet? 

Sa i përket frazës, nëse luhet apo fitohet, kjo është ndeshje që fitohet, duke parë mbështetjen dhe besimin që tifozët kanë. Duhet të fitohet dhe për ta fituar duhet të zhvillohet një lojë perfekte. Shpresoj që Tirana të ringrihet në objektivat që ka, por jo nesër. Mendoj se është prezente dhe do të luftojë deri në fund.

Ndryshimi i trajnerit te Tirana? 

Është e vërtetë që, kur ka ndryshim trajnerësh, ka rezultate më të mira, sepse lojtarët mobilizohen më shumë. Ajo që di është se Egbo ka qenë prej vitesh pjesë e stafit dhe i njeh mirë pikat e forta të skuadrës së tij.

Çfarë prisi nga futbollistët e Partizanit?

Nga lojtarët e mi pres që të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, asgjë më tepër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...