Kategoria Superiore

Lerda: Punojmë për të luajtur me shumë skema, duhej të shënonim më shumë

Partizani fiton minimalisht 1-0 dhe shkëputet me 4 pikë nga vendi i dytë, ndërsa trajneri Franco Lerda vlerësoi paraqitjen e të tijve, por në “Gol pas Goli” pranoi se do të donte që “të kuqtë” të kishin shënuar më shumë se një gol.

Pas shumë thashethemesh për marrëdhëniet mes teje dhe Asanit, fantazisti festoi golin me ty sot…
Këto zëra vijnë nga jashtë, por Asani, ashtu si të gjithë të tjerët, e dinë shumë mirë që unë jam shumë i kënaqur me impenjimin e tyre. E vlerësoj shumë këtë gjest të tij, pasi kemi një marrëdhënie normale me njëri-tjetrin.

Sa ju qetëson fakti që jeni 4 pikë larg vendit të dytë?
Është një kampionat i vështirë dhe asgjë nuk është mbyllur, për më tepër që nuk kemi shkuar në gjysmë akoma. Sot u përballëm me një kundërshtar të fortë, që vinte pas 4 fitoresh, por kam keqardhje që nuk e mbyllëm ndeshjen, duke shpërdoruar raste.

Pse skuadra nuk arrin të shënojë shumë? Jeni në krye, por keni shënuar vetëm 16 gola në 13 javë…
Mund të përmirësohemi dhe po punojmë shumë për këtë. Duhet durim dhe besim, por unë besoj se me rëndësi është që të krijosh mundësi për të shënuar, pasi më pas do përmirësohemi edhe me finalizimin.

A ishte kjo ndeshje prova bindëse që Partizani luan më mirë me 4-3-3?
Kemi bërë edhe ndeshje të tjera të mira, por kjo ishte një nga më të mirat. Megjithatë pavarësisht skemës që përdoret, më shumë vlen principi. Ne kemi treguar se mund të luajmë me rreshtime të ndryshme, duke parë cilësitë tona, pro edhe duke parë me kë luajmë. Punojmë për të pasur më shumë se një sistem loje.

Cili është pozicioni i trajnerit në çështjen Mala?
Situata Mala është shumë e qartë, pasi shoqëria, me në krye presidentin, kanë vendosur që ai të qëndrojë jashtë dhe në momentin që do të më japin miratimin të luajë, do të bashkohet me grupin dhe do ta përdor. Është vendim i qartë i klubit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency