Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Lerda “ruan” Partizanin e Gegës, Melo e Hakaj titullarë ndaj Qarabagut

Vjen prova e së vërtetës për Partizanin, ekipin kampion të Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, të kuqtë do të përballen me skuadrën kampione të Azerbaixhanit, Qarabag, në raundin e parë kualifikues të Championsit. Shorti, sigurish, nuk ka qenë “dorëlëshuar” për kryeqytetasit, pasi Qarabagu konsiderohej një nga kundërshtarët më të fortë në këtë raund, megjithatë Partizani do t’i luajë të gjitha shanset për t’u kualifikuar.

Largimi i Skënder Gegës ka lënë një pikëpyetje të madhe te tifozët, aq me tepër që prurjet e reja, përtej cilësisë që mund të kenë, kanë mbërritur vonë dhe nuk kanë formën e duhur fizike për të dhënë kontribut maksimal ndaj Qarabagut. Trajneri italian, pasues i Gegës, Franco Lerda, në seancat e fundit stërvitore ka lënë të kuptohet se nuk është koha për eksperimente, ndaj do t’i besojë grupit që u shpall kampion, me vetëm pak ndryshime që i përkasin krahut të majtë.

Në portë do të luajë Alban Hoxha, ndërsa në mbrojtje Ibrahimi në të djathtë, Belica-Bitri në qendër, ndërsa në të majtë Lorenc Trashi duket se do t’i lërë vendin Enis Hakajt. Në të njëjtin krah, në mesfushë, do të aktivizohet braziliani Melo, i mbërritur nga Kukësi, Telushi në qendër dhe Mala në të djathtë. Në mbështetje të sulmuesit të avancuar, Çinari, do të jenë Asani dhe Mensah.

Formacioni i mundshëm i Partizanit: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Melo, Malaj, Asani, Menah, Çinari.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...