Futboll

Letra e Destanit: Të jemi të bashkuar për të tjera suksese të Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës mori të dielën titullin e kampionit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi dhe për herë të tretë në histori, pasi dominoi përgjatë gjithë sezonit. Një ditë pas festës z. Lazim Destani, pronari i Ecolog, që sponsorizon ekipin, me një letër të hapur ka uruar gjithë ata që ndiejnë veten të afërt me skuadrën kuqezi.

“E nderuara familje e madhe kuqezi, të nderuar lojtarë të KF Shkëndija, trajnerë, staf i administratës, gjithë ju që jeni pjesë e klubit dhe ju të nderuar spektatorë të skuadrës sonë të përbashkët!

Jam i gëzuar që ne, të gjithë së bashku, vazhdojmë të shënojmë momente të reja suksesi me skuadrën tonë të dashur, me Shkëndijën. Në mënyrë të veçantë më gëzon titulli i ri i kuqezinjve tanë, kampion shtetëror, duke manifestuar edhe në këtë stinor dominim në elitën e futbollit në vendin tonë.

Jemi krenarë që hap pas hapi po arrijmë që premtimet t’i kthejmë në vepra dhe uroj e besoj që të gjithë së bashku do të vazhdojmë të ecim përpara me këtë ritëm zhvillimi.

Çdo titull i fituar e ka shijen e vet, ndërsa e veçanta e sivjetme është se Shkëndija po e prek një tjetër moment historik, pra për herë të parë sivjet Shkëndija e mbrojti titullin e kampionit.

Katër trofe brenda tre viteve është arritje historike për Shkëndijën dhe duke i ditur ambiciet tona të përbashkëta, këto suksese na inkurajojnë të punojmë me përkushtim akoma më të madh drejt sfidave të reja që i kemi në rrugën e ecjes sonë përpara.

Jam i bindur se Shkëndija do të vazhdojë punën me dedikim për ta dominuar skenën e futbollit në vend. Por, në të njëjtën kohë, ne duam ta bëjmë edhe hapin tjetër të radhës në Kupat e Europës. Tashmë tre vitet e fundit Shkëndija po arrin play-off-in në garën e Europa Ligës, ndërsa uroj që sivjet ta kalojmë këtë prag e ta shijojmë bukurinë e hyrjes në grupe.

Besoj se tash para vetes kemi një verë tjetër përplot me emocione e kënaqësi që do të na sjellin paraqitjet e Shkëndijës në Europë. Uroj me kuqezinjtë të shijojmë sa më shumë suksese e gëzime.

Duke ju falënderuar, ju, mbështetësve të Shkëndijës, që gjithmonë i qëndroni pranë skuadrës suaj të zemrës, dhe në veçanti tifogrupin e Ballistëve,  ju ftoj të qëndrojmë të bashkuar në rrugën e Shkëndijës kuqezi drejt sukseseve të reja.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency