Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Letra e Jorge Messit drejtuar La Ligas: Klauzola 700-milionëshe, e pazbatueshme

Ishte radha e Leo Messit dhe argjentinasi e bëri lëvizjen e tij. E bëri në formën e një deklarate për t’iu përgjigjur La Ligas, që kishte mbështetur Barcelonën, duke siguruar që klauzola e përfundimit të lojtarit (700 milionë euro) ishte në fuqi.

Sidoqoftë, Messi nuk tha nëse ai synon të largohet nga Barcelona apo do të tërhiqet nga pozicioni i tij. Futbollisti, përmes një letre dërguar nga prindërit e tij në La Liga, e sqaroi pjesërisht pozicionin e tij në këtë mosmarrëveshje, duke këmbëngulur që klauzola nuk është e vlefshme në këtë kohë.

“Ne nuk e dimë se cila kontratë është ajo që ata kanë analizuar dhe cilat janë bazat mbi të cilat ata konkludojnë kur e njëjta kontratë ka një “klauzolë përfundimi” të zbatueshme në rast se lojtari vendos të përdorë përfundimin e njëanshëm të së njëjtës kontratë, me efekt nga fundi i sezonit sportiv 2019/20″.

Letra dërguar nga Jorge Messi për Javier Tebas vazhdon:

“Kjo është për shkak të një gabimi të dukshëm. Është e qartë që kompensimi  700-milionësh i parashikuar në klauzolën e mëparshme nuk është aspak i zbatueshëm”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...