Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leverkusen barazon rekordin 59-vjeçar, të enjten për të shkruar historinë

Bayer Leverkusen regjistroi ndeshjen e 48-të radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin e Benfikës së viteve 1963-1965. Skuadra portugeze mbante rekordin si skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje në të gjithë historinë që nga viti 1955 kur skuadrat u futën në UEFA.

Aspirinat, të cilat kanë fituar titullin kampion në Gjermani, nuk u ndalën as nga Eintracht Frankfurt, në përballjen e javës së 32-të, ku triumfuan me rezultatin e thellë 1-5, teksa la shenjën e tij edhe Granit Xhaka me një gol spektakolar

Të besuarit e Xavi Alonsos, po përjetojnë një sezon unikal dhe historik, teksa janë në garë dhe për dy trofe, pasi është në gjysmëfinalen e Europa League, ku ka fituar 0-2 në ndeshjen e parë në “Olympico”, ndërkohë që do luajnë dhe finalen e Kupës së Gjermanisë me Kaiserslauternin. Krahas trofeve, për “aspirinat” objektiv është dhe arritja e kësaj statistike tepër të veçantë.

Lexoni edhe:

Në rast se dhe të enjten, Leverkusen nuk të mundet nga Roma në “Bay Arena”, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Europa League, atëherë Bayer Leverkusen do të bëhej skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje në Europë në të gjithë historinë e futbollit.

Deri në fundin e sezonit, Leverkusen ka dhe 2 ndeshje në kampionat, finalen e Kupës, gjysmëfinalen e Europa League,  dhe me shumë gjasa dhe finalen e Europa League. Leverkusen ka mundësinë për të mbyllur një sezon në mënyrë perfekte, që në plot kuptimin e fjalës mund të konsiderohet magjik.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...