Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leverkusen bind ndaj Eintrachtit, Werder pikë shprese në Berlin

Bayer Leverkusen mban gjallë shpresat për një vend në zonën Champions, pasi mposhti pasditen e sotme Eintrachtin e Frankfurtit me rezultatin e thellë 4-0 dhe u ngjit përkohësisht në vendin e katër të renditjes, duke parakaluar Borussia Monchengladbach.

“Aspirinat” dominuan takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e katërt me anë të talentit Kai Havertz, ndërsa 10 minuta më vonë ishte Karim Bellarabi, që dyfishoi shifrat. Rezultati u vulos në pjesën e dytë, kur braziliani Paulinho shënoi edhe dy herë të tjera në portën e miqve.

Fitore mori edhe Freiburgu, që mposhti Unioni Berlinin me rezultatin 3-1 dhe u fut plotësisht në garë për një vend në zonën që të çon në Europa League. Sallai, Gunther dhe Koch shënuan për vendasit, ndërsa Andersson rihapi përkohësisht takimin për miqtë nga Berlini.

Në sfidat e tjera të zhvilluara këtë pasdite, Schalke 04 u ndal nga Hoffenhaim në barazim 1-4, Werder Bremen mori një pikë në transfertën ndaj Herthës së Berlinit, falë barazimit 2-2, ndërsa takimi Wolfsbourg-Leipzig u mbyll pa gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...