Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Leverkusen eliminohet nga një ekip i kategorisë së 4-t, Dortmundi në çerekfinale pas shtesave!

Vijon kriza e rezultateve për Bayer Leverkusen që u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë në raundin e 1/8-ave pasi u mposht nga skuadra modeste e Essen që luan në kategorinë e 4-t. Pas 90 minutave pa gola, finalistët e edicionit të kaluar të Kupës së Gjermanisë kaluan në avantazh në minutën e 105-të me xhamajkanin Leon Bailey, por surpriza e madhe ndodhi në 15 minutat e dyta të shtesës, kur Essen realizoi dy herë me Kefkir dhe Engelmann. Avancoi më tej edhe ekipi që eliminoi Bayernin një raund më parë, pikërisht Holstein Kiel që mposhti 2-1 pas kohës shtesë skuadrën tjetër të Bundesligës së dytë Darmstadt. Avancoi më tej edhe Ëerder Bremen që mposhti 2-0 Greuther Furth, ndërkohë që Paderborn për pak sa nuk bëri surprizën ndaj Dortmundit duke barazuar nga 2-0 në 2-2 por në shtesë verdhezintjë gjetën golin e tretë me Haaland duke avancuar në çerekfinale.Në pjesën e parë për Dortmundin kishin realizuar Emre Can dhe Jadon Sancho.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...