Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leverkusen konfirmon momentin e mirë, Werder harron si fitohet në shtëpi

Viti 2020 ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për Bayerin e Leverkusenit, që në Bundesligë regjistroi fitoren e dytë radhazi. Javën e kaluar “aspirinat” shkatërruan Paderbornin me shifrat 4-1, ndërsa këtë radhë viktima po me tre gola diferencë ishte skuadra e Fortunës së Dyseldorfit.

Në “BayArena” përpara 26.000 spektatorëve vendasit zhbllokuan rezultatin pesë minuta para fundit të pjesës së parë, falë yllit të ekipit Kai Havertz që me kokë shfrytëzoi në maksimum krosimin e Bellarabi-t nga e majta. Ekipi i drejtuar nga trajneri holandez Peter Bosz shpërdoroi pa fund, gjithsesi vendasit përfituan për të dyfishuar pas një gabimi të portierit Kastenmeier dhe Lars Bender shtyu topin e harkuar nga Demirbay, në portën e zbrazur.

Vulosi rezultatin 3-0 nga pika e bardhë Alario, pas një 11-metërshi të akorduar në fund nga kryesori Daniel Schlager dhe me këtë sukses ekipi i Leverkuzenit tashmë është vetëm 2 pikë larg Zonës Champions.

“Weserstadion” po shndërrohet në makth për Werder-in, që nuk fiton një ndeshje të kampionatit gjerman në shtëpi prej plot pesë muajsh. Skuadra e Milot Rashicës u mund thellë përpara 40.000 spektatorëve nga ekipi i Hoffenhaimit dhe befas klubi nga Bremeni e gjen veten në zonën e Play Out-it. Vendasit pësuan tre herë në 25 minutat e fundit të takimit dhe ekipi nga Sinsheimi përfitoi fillimisht nga një autogol i mesfushorit holandez Davy Klaassen, ndërsa më pas po në rrethana qesharake përfitoi Baumgartner pas gabimeve në seri të mbrojtjes së Verderit.

Vulosi shifrat 3-0 sulmuesi armen Sargis Adamyan që shënoi edhe me ndihmën e një devijimi dhe me këtë fitore ekipi i Hofenhaimit u ngjit drejt e në vendin e shtatë, me vetëm 3 pikë më pak se sa klubi i Schalkes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...