Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leverkusen merr fitoren e radhës, titulli kampion më pranë

Leverkusen merr fitoren e radhës, titulli kampion më pranë
Leverkusen merr fitoren e radhës, titulli kampion më pranë

Bayer Leverkusen nuk ul ritmin për asnjë moment, teksa këtë të diel ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Freiburgut dhe të ruajë distancën prej 10 pikësh ndaj Bayernit të Mynihut në renditje.

Skuadra e Xabi Alonsos hedh kështu një tjetër hap drejt titullit të parë kampion të Bundesligës, teksa kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur, kryeson renditjen me 70 pikë, 10 më shumë se bavarezët e vendit të dytë.

“Aspirinat” e nisën vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Florian Wirtz që në minutën e dytë, ndërsa Freiburg u përgjigj në minutën e 10 me Doan, duke rikthyer edhe njëherë baraspeshën.

Lexo edhe:

Megjithatë Leverkusen vijoi dominimin dhe shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Hlozek në të 40-ën dhe Schick në të 53-tën, për të dyfishuar avantazhin.

Freiburg rihapi edhe njëherë ndeshjen me anë të Keitel në të 79-ën, por ky gol shërbeu vetëm për të bërë më interesante minutat e fundit, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-3.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....