Bayer Leverkusen ka përforcuar ofensivën me shërbimet e Jonas Hofmann, ish-kapitenit të M’Galdbach. I cili ishte pjesë e skuadrës historike gjermane prej janarit të vitit 2016.
30-vjeçari luan si mesfushor i avancuar dhe si sulmues i djathtë. “Aspirinat” paguan 10 milionë euro për kartonin e Hofmann, i cili ka firmosur me klubin e ri deri në vitin 2027.
Lexo edhe:
- Vllaznia europiane, SuperSport sjell emocionet nga Irlanda e Veriut
- Nuk ka më dyshime, Firmino zyrtarisht futbollist i Al Ahlit
- Reali fiton “El Clasicon” e merkatos për talentin turk
- Zyrtare/ Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit
“Mezi po pres të vesh këtë fanellë”, shprehet lojtari gjerman, i cili ka zgjedhur fanellën me numër 7 te Leverkuseni, skuadra gjysmëfinaliste e edicionit të fundit në Europa League.
Hofmann është edhe pjesë e kombëtares gjermane. Deri tani regjistron 21 ndeshje dhe 4 gola me katër herë kampionët e botës.
Picking out the angle perfectly, Jonas #Hofmann 📐 🤏
How about that for a finish from the @Borussia_EN man? 😅 #Bundesliga pic.twitter.com/nEMc6DO4z3
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) November 4, 2021
Tani pritet edhe zyrtarizimi i Granit Xhakës, i cili ka arritur marrëveshjen dhe do të jetë pjesë e Leverkusenit prej sezonit të ardhshëm.
👕 Nuestro 7️⃣ ¡ya está en casa! 🖤🏟❤️#SomosBayer04 pic.twitter.com/EI8gsYo2fS
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_es) July 5, 2023
