Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Leverkuseni prenoton kualifikimin, dështon Wolfsburgu, Wolves barazon me Olympiacosin

Asnjë fitore e skuadrave vendëse në 3 ndeshjet e orës 21:00 të fazës së 1/8-ave të Europa League-s. Glasgow Rangers u mposht 1-3 brenda në “Imbrox Stadium” nga Bayer Leverkusen, duke qenë me një këmbë jashtë kompeticionit.

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard, përtej mbështetjes së madhe të tifozëve, nuk ia doli të merrte rezultat pozitiv, që do të krijonte optimizëm për kualifikimin. Talenti i “Aspirinave”, Havertz, zhbllokoi takimin me 11-metërsh në pjesën e parë, ndërsa në të 67-ën Aranguiz realizoi golin e dytë për miqtë, para se Edmundson të kthente për momentin shpresën për Rangers me golin e 1-2. Në momentet kur skuadra skoceze po bënte përpjekjet e fundit për të barazuar shifrat, Bailey realizoi golin e knockout-it (1-3), çka e bën edhe më të vështirë përmbysjen e rezultatin në “BayArena”.

Humbje disi e papritur (1-2) e Wolfsburgut në shtëpi me Shaktar Donetsk, me të tre golat e takimit që u shënuan në fraksionin e dytë. Ndërkohë, gjatë pjesës së parë të dyja skuadrat humbën nga një 11-metërsh (Kovalenko 22’ dhe Weghorst 45+2’), por ukrainasit e kishin zhbllokuar rezutatin që në minutën e 17-të em Moraes. Në fillim të pjesës së dytë barazoi përkohësisht Brooks, pasi Amtonio shënoi golin e fitores për Donetskun (1-2) në minutën e 73-të.

Edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të (u ndëshkua me të kuq Semedo), Olympiacosi ia doli të shmangte humbjen në shtëpi ndaj Wolves, madje kaloi i pari në epërsi me El Arabin (54’), para se Neto të kthente baraspeshën në rezultat (1-1) vetëm 13 minuta më vonë (67’).

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...