Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lëvizja surprizë e Edon Hasanit, firmos në Iran me Sepahan

Edon Hasanin e jepnin për të dëmtuar te Vllaznia por ndërkohë futbollisti u prezantua në Iran me skuadrën e tij të re. 25-vjeçari, i cili u bë e ditur se kishte munguar në stërvitje për shkaqe fizike ka befasuar të gjithë duke firmosur me skuadrën iraniane të Sepahan, në të cilën në të kaluarën ka luajtur duke lënë shenjë dhe një tjetër futbollist shkodran, si Xhevahir Sukaj. Klubi iranian e ka prezantuar mesfushorin në faqen e tij zyrtare në Instagram duke pozuar me ngjyrat e skuadrës së tij të re. Hasani mësohet se ka firmosur për një sezon e gjysmë me klubin e Sepahanit, që këtë vit po kalon një moment të vështirë teksa gjendet i pozicionuar në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit pas 15 javësh të luajtura. Kontrata e Hasanit me Sepahanin gjithashtu mund të zgjatet dhe më tej në rast se drejtuesit e klubit iranian mbeten të kënaqur nga loja e tij. Në karrierën e tij Hasani ka luajtur dhe në kampionatin rumun dhe atë bullgar dhe për të është eksperienca e 3-të jashtë vendit në karrierë.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...