Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lëvizja surprizë, Egnatia gjen një trajner të përkohshëm para ndeshjes me Tiranën

Përparim Daiu pritet që të jetë trajneri i përkohshëm i skuadrës së Egnatias, së paku për ndeshjen e javës së 11-të ndaj Tiranës. Presidenti Agim Demrozi i ka besuar drejtimin e përkohshëm të skuadrës rrogozhinase ish-trajnerit te Laçit, Shkumbinit, Tomorit dhe Besës. Daiu e njeh mirë skuadrën, për shkak se ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit.

51-vjeçari nuk është angazhuar në futboll në rolin e trajnerit që nga viti 2013, kur u largua nga ekipi i Besës, por tani ka ardhur momenti për t’u ulur sërish në pankinë. Daiu do u japë mundësinë drejtuesve të klubit që të mendojnë me qetësi për të gjetur trajnerin për vazhdimësinë e sezonit.

Pak ditë më parë Egnatia largoi trajnerin Gugash Maganin, i cili u shkarkua pas humbjes në kampionat me Kukësin. Skuadra e Egnatias ka grumbulluar deri më tani 11 pikë duke u renditur në vendin e tetë në klasifikimin e Abissnet Superiores, ndërsa ka arritur që të marrë kualifikimin edhe për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me ekipin e Laçit.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...