Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lëvizjet e radhës te Kukësi, largohet një sulmues dhe vjen një mesfushor

Kukësi triumfon në Laç
Kukësi triumfon në Laç

Kukësi është treguar mjaft aktiv në këtë merkato janari, të detyruar edhe nga situata e rënduar këtë sezon të Superiores. Lëvizja e fundit në kampin e verilindorëve lidhet me largimin e sulmuesit Klejdi Daci.

23-vjeçari iu bashkua verilindorëve në verë duke regjistruar 11 paraqitje dhe dy gola me fanellën e kuksianëve, ndërsa tashmë i duhet të gjejë një destinasion të ri për të vijuar karrierën.


Nga ana tjetër, Kukësi “hap dyert” për një mesfushor. Bëhet fjalë për Rrezart Kokollari i cili ka firmosur me verilindorët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

19-vjeçari është një produkt i akademisë së klubit zvicerian Zurich, ndërsa së fundmi ishte pjesë e italianëve të San Luca-s. Në të kaluarën, Kokollari ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...