Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Levy i fiksuar! Ndërron mendje, s’lejon Kane të fluturojë drejt Gjermanisë

Harry Kane duhet të presë për t’u zyrtarizuar si sulmuesi i ri i Bayern Munchen. Sipas shtypit anglez, Tottenhami ka bllokuar transferimin e sulmuesit te kampionët e Gjermanisë. Pasi drejtuesit janë penduar për pranimin e 100 mln paundëve nga Bavaria.

30-vjeçari pritej të fluturonte drejt Gjermanisë për të kryer testet mjekësore, dhe më pas të zyrtarizohej te Bayerni. Por, siç duket transferimi ka ngecur për momentin. Nga ishulli raportohet se presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy e vlerëson sulmuesin plot 120 mln paund. Pra 20 më shumë nga oferta e gjigantëve gjermanë.

Lexo edhe:

Te Bayerni kishin planifikuar që goleadori dhe kapiteni i Spurs të regjistrohej deri të premten, në mënyrë që të ishte i gatshëm për sfidën e fundjavës me Leipzigun. Duel i vlefshme për Superkupën e Gjermanisë, që do të transmetohet në SuperSport 1 (20:45).

Kane është bllokuar në aeroport dhe duhet të presë për të nisur aventurën e tij të parë jashtë Britanisë së Madhe. Nuk dihet nëse Bayerni do të përmbushë kërkesat e klubit londinez, apo presidenti Levy do të heqë dorë nga lojërat e tij dhe fiksimet e tij…

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...