Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lewa kthehet te Bayerni për lamtumirën: Tani e kam ndërgjegjen e pastër

Robert Lewandowski ka përfituar nga ditët e pushimit që Xavi i ka dhënë skuadrës pas turneut në Shtetet e Bashkuara për të udhëtuar drejt Mynihut dhe për të bërë marrëveshje të ndryshme, personale dhe profesionale. Sulmuesi polak kishte dëshirë t’u thoshte lamtumirë punonjësve dhe drejtuesve të Bayernit, klub ku ka luajtur gjatë tetë viteve të fundit dhe ku ka ngritur 23 trofe, si skuadër dhe si individ.

Sulmuesi polak, i cili do të prezantohet zyrtarisht të premten si lojtar i ri i Barçës, bëri presion për të luajtur në “Camp Nou”, edhe pse kishte edhe një në kontratën me Bayernin.

“ishte e trishtueshme. Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që kam fituar dhe përjetuar këtu. I kam falënderuar të gjithë për atë që kanë bërë për mua dhe u kam dhënë dhurata. Ishte një moment emocional dhe i vështirë për mua. Tani mund të shkoj me një ndërgjegje të pastër”, – komentoi Lewandowski nga ambientet e Bayernit në “Sky Sports”.

Lidhur me takimin me drejtorin sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic, me të cilin ka pasur përplasje të forta për shkak të dëshirës për t’u larguar, Lwandowski ka komentuar:

“I kam takuar të gjithë dhe i kam falënderuar për gjithçka. Këto të fundit kanë qenë javë të vështira për të gjithë, por nuk do ta harroj kurrë atë që kam pasur këtu dhe falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre”.

Teksa po largohej nga vendi i takimit dhe pasi foli me gazetarët, sulmuesi polak u ngacmua nga disa tifozë të pranishëm me thirrjet “Hala Madrid” dhe “Benzema”.

Lewandowski ka nënshkruar me Barcelonën për katër sezonet e ardhshme dhe do të ketë një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh. Skuadra katalanase e mbylli operacionin me Bayernin për 45 milionë euro plus pesë në variabla.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...