Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lewa: Pas fitimit të Superkupës, ndihem si në shtëpi, Xavi…

Robert Lewandowski është një nga elementët themelorë që Barça e Xavit të marrë rezultate të mira dhe të jetë vazhdojë të udhëheqë La Ligan. Sulmuesi polak është golashënuesi më i mirë në kampionat me 14 gola. Në total janë 21 gola, duke shtuar dy në Superkupa dhe shtatë në Champions.

Lewandowski, në një intervistë për “Bein Sports”, vlerëson trajnerin e tij dhe pranon se ai ka qenë një lojtar i madh.

“Që në momentin e parë mund të kuptosh se ai ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se ajo që po bën është e saktë. Pastaj beson dhe e di që rruga është e drejtë dhe për këtë mund ta mbështesësh dhe ta ndjekësh. Sigurisht, ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm”, – deklaron sulmuesi për Xavi Hernandezin.

Në lëvdatat e tij për Xavin, Lewandowski i kushton shumë rëndësi fazës që trajneri kaloi në Al-Sadd, në Katar:

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë ndryshimin mes të qenit lojtar dhe trajner. Edhe nëse ke qenë një lojtar i mrekullueshëm, është e vështitë të bëhesh trajner i madh. Ndryshimin në fund e bën suksesi. Dhe unë mendoj se Xavi po shkon drejt suksesit.”

Lexo edhe

Pas fitimit të Superkupës së Spanjës, duket se Lewandowski ka hequr një peshë nga supet pas nënshkrimit për Barçën.

“Jam një lojtar që tashmë e kam fituar një titull me këtë klub, tani mund të mendojmë për titullin tjetër në të ardhmen. Pas këtij titulli ndjeva se jam në shtëpinë time. Nuk është se duhet të provoj diçka, por po prej të shoh se çfarë mund të arrijmë dhe çfarë do të bëjmë. Dhe kjo ishte një ndjenjë shumë e bukur.”

Lewandowski gjithashtu beson se se ngritja e Superkupës së Spanjës është një shtysë shumë e fortë për lojtarët më të rinj:

“Është shumë e rëndësishme që lojtarët të ndihen mirë, gjithashtu që të rinjtë të ndihen më të sigurt me veten e tyre, madje edhe për titujt e radhës.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...