Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lewandowski dëshiron transferimin në “Camp Nou”, Barcelona i bën ofertë zyrtare Bayernit

Robert Lewandowski pritet të provojë një aventurë të re në verë pas tetë sezoneve plot trofe, gola e rekorde te Bayern Munchen. 33-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar projektit të bukur dhe ambicioz të Xavit te Barcelona.

Klubi spanjoll po kërkon një emër të madh për sulmin dhe polaku është një nga opsionet më të mira në qarkullim. Sky Sports raporton se drejtuesit e klubit katalanas janë gati të përfshijnë Sergino Dest në operacionin e transferimit të Lewës në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i djathtë është një dëshirë e kahershme e kampionëve të Gjermanisë. Lewandowski ka kontratë deri në 2023 me klubin bavarez, që nuk pritet të pengojë largimin e tij drejt Spanjës, por oferta iberike duhet të jetë bindëse.

Vlera e goleadorit llogaritet rreth 60 milionë euro nga drejtuesit e Bayernit, teksa 21-vjeçari amerikan u ble për 21 milionë euro nga Barcelona në verën e vitit 2020 nga Ajax.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...