Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lewandowski: Klopp për mua si baba, por dhe “mësuesi i keq”

Robert Lewandowski, sulmuesi aktual i Bayernit të Mynihut, në një intervistë të fundit foli dhe për “figurën prej babai” të trajnerit Jurgen Klopp, me të cilin pati një lidhje të ngushtë kur të dy jepnin kontribut te Borussia e Dortmundit. Sulmuesi, tashmë 32-vjeçar, pikërisht nën drejtimin e Kloppit pati shpërthimin edhe në përfaqësuesen polake.

“Mund të flisja me Jurgenin për gjithçka. Mund t’i besoja. Ai është një njeri familjar dhe ka kaq shumë ndjeshmëri për ato që ndodhin në jetën tënde private. Kur filloi sezoni i dytë, isha duke luftuar. Ndjeva gjithashtu që Jurgeni dëshironte diçka nga unë, por nuk e kuptova saktësisht se çfarë. Kështu që, pas një disfate vërtet të keqe ndaj Marseille, në Ligën e Kampionëve, mendoj se humbëm 3–0, shkova dhe e takova. I thashë: Jurgen, eja, duhet të flasim! Thjesht më trego çfarë pret nga unë. Nuk mund të kujtoj gjithçka që ai më tha, gjermanishtja ime ende nuk ishte më e mira, por, përmes disa fjalëve që dija dhe nga gjuha e trupit të tij, ne u kuptuam. Patëm një bisedë të shkëlqyeshme.

Ishte diçka psikologjike, një lloj bllokimi dhe mendoj se kishte të bënte me babanë tim. Në atë kohë nuk e mendoja. Por tani e kuptoj që biseda ime me Jurgen Kloppin ishte si një nga ato që do të kisha dashur të kisha pasur me babanë tim (i cili vdiq kur Lewandowski ishte adoleshent).”

Klopp ishte njeriu që bëri të mundur nënshkrimin e Lewandowskit me Dortmundin, duke e sjellë atë për vetëm 4 milionë euro në vitin 2010. Pasuan katër sezone të frytshme së bashku në të cilat Lewandowski shënoi 103 gola në 187 ndeshje, për të fituar dy tituj të Bundesligës dhe një Kupë të Gjermanisë.

32-vjeçari shtoi se Klopp ishte si ai “mësues i keq”, që kërkon maksimumin nga nxënësi i tij: “Jurgen nuk ishte vetëm një figurë babai për mua. Si trajner, ai ishte si mësuesi “i keq” (i ashpër), në kuptimin më të mirë të fjalës.

Më lejoni të shpjegohem. Cilin mësues mbani mend më shumë? Sigurisht jo atë që ta bën jetën të lehtë dhe kurrë nuk priste asgjë nga ti.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...