Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lewandowski me shifra “të frikshme”, Bayerni fiton me goleadë

Pas barazimit javën e kaluar në transfertën ndaj Leipzig, Bayern Munchen u rikthye te fitorja, duke mposhtur bindshëm 4-0 Kolnin në sfidën e zhvilluar në “Allianz Arena”.

Bavarezët zhbllokuan sfidën me Lewandowskin që në minutën e tretë, ndërsa në të 48-ën polaku dyfishoi shifrat, duke shënuar edhe golin e 9 personal, në vetëm 5 javë kampionat.

Pati vend për festë edhe për dy nga blerjet e verës, si Philippe Coutiho dhe Ivan Perisic që shënuan përkatësisht golin e tretë dhe të katërt për bavarezët, duke vulosur suksesin bindës.

U rikthye te fitorja edhe Bayer Leverkusen, që mposhti me rezultatin 2-0 Union Berlinin, me dy gola të shënuar brenda 5 minutave, me Volland në minutën e 20’ dhe Alaroin në të 25-ën.

Amir Abrashi pa nga stoli ndeshjen ku Fraiburgu i tij barazoi 1-0 me Augsburgun, ndërsa Jurgen Gjasula ishte titullar në sfidën që Paderborni i tij humbi me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Herthës së Berlinit.

Shtatlarti kuqezi qëndroi në fushë për 78 minuta, duke bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe duke u ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...