Bundesliga

Lewandowski mister 300, vendos një tjetër rekord!

Me 3-golëshin që realizoi në sfidën ndaj Koln ndeshje të cilën Bayerni e fitoi me rezultatin e thellë 0-4, Robert Lewandowski ka thyer një tjetër rekord. Sulmuesi polak kapi shifrën e 300 golave në karrierë në Bundesligën gjermane duke u bërë futbollisti i dytë që e arrin një kuotë të tillë pas legjendës Gerd Muller i cili humbi jetën disa muaj më parë. Muller në nivelin më të lartë të futbollit gjerman ka arritur kuotën e 365 golave, shifër të cilën  Lewnadowski nëse vazhdon të ritme mund ta thyejë që në përfundim të sezonit të ardhshëm.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency