Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Lewandowski nderon Bayernin, eliminohet kampionia në fuqi

Bayern Munich u kualifikua me shumë vështirësi në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Niko Kovac edhe pse zbriti me formacionin më të mirë të mundshëm në fushë iu fal një goli të Robert Lewnadowskit, 8 minuta përpara fundit për të mposhtur, ekipin e Dorchersten që luan në kategorinë e katërt të futbollit gjerman. 0-1 triumfoi edhe Ëolfsburgu përballë Elversberg skuadrës së ish mesfushorit të kombëtares shqiptare Alban Meha i cili u aktivizua në 8 minutat e fundit të sfidës. Spektakël dhuroi Hoffenheim që u kualifikua më tej me goleadë pasi shpërfytyroi me rezultatin 6-1 Kaiserslautern në shtëpinë e këtyre të fundit. Me të njëjtat shifra Werder Bremen eliminoi modestët e Worms. Me një fitore minimale avancoi më tej edhe Bayer Leverkusen, ndërsa surprizën e vërtetë e bëri Ulm që me rezultatin 2-1 eliminoi që në raundin e parë të DFB Pokal kampionen në fuqi të këtij kompeticioni, Eintracht Frankfurt.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...