Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lewandowski një “përbindësh”, përmbys i vetëm Leverkusenin

Bayerni i Mynihut mposht “in extremis” 1-2 skuadrën më në formë të momentit në Bundesligë, Bayer Leverkusenin, me të cilën bën rokadë në krye të renditjes. Sigurisht kur në përbërje ke fituesin e çmimit “Lojtari më i mirë i FIFA-s”, gjithçka është e mundur. Robert Lewandowski rezultoi  kyç i bavarezëve,  pasi shënoi të dy golat e ekipit të drejtuar nga Hansi Flick, të dytin, atë të fitores, në minutën e 3-të shtesë.

Në fakt, “Aspirinat” e nisën shumë mirë këtë del për kreun, teksa në minutën e 16-të zhbllokoi sfidën Patrik Schick, ndërsa në të 29-ën vendasve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Bayerni sigurisht nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas shumë përpjekjesh mundi të barazonte me Lewandowskin në minutën e 43-të, me sulmuesin polak që shtyu me kokë topin drejt rrjetës nga një distancë e afërt.

Kur gjithçka u duk se do të përfundonte në barazim 1-1, ridoli në skenë sulmuesi më i mirë i vitit, pikërisht Lewandowski, që në shtesë i shërbyer nga Kimmich, realizoi golin e fitores për bavarezët.

Më herët, Leipzigu nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi pa gola përballë Kolnit. Në takimet e kësaj të shtune u arritën këto rezultate:

 

Augsburg – Eintracht Frankfurt    0-2

Monchengladbach – Hoffenheim 1-2

Mainz – Werder Bremen        0-1

RB Leipzig – FC Koln 0-0

Schalke – Arminia Bielefeld   0-1

Bayer Leverkusen – Bayern Munich    1-2

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...