Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lewandowski si agjent i Barcelonës, i këshillon katalanasve lojtarin e Spezias

Robert Lewandowski këmbënguli shumë gjatë verës për t’u transferuar te Barcelona në La Liga dhe polaku në fakt, ka krijuar menjëherë një lidhje shumë speciale me klubin e tifozët blaugrana. Sigurisht, në këtë mes ndihmojnë edhe golat e realizuar nga ana e sulmuesit që deri më tani nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë e drejtuesve që paguan plot 45 milionë euro për të bindur Bayern Munich.

Tashmë, polaku ka nisur me sugjerimet për drejtuesit në lidhje me merkaton e radhës ndërsa ka folur me superlativa për patriotin e tij që aktivizohet në Serie A me Spezian, Jakub Kiwior. 22-vjeçari mbulon rolin e mbrojtësit në fushë dhe sipas Lewandowskit mund të shndërrohet në një nga më të mirët.

“Kiwior është një realitet tashmë dhe me të vërtetë që ka një potencial shumë të madh. Këtë e vura në nxehjen para ndeshjes me Holandën, sepse nganjëherë është e vështirë të dallosh shumë situata në stërvitje. Dhe, kur e pashë gjatë nxehjes menjëherë pyeta se kush ishte. Pastaj më bëri përshtypje edhe në ndeshje, u tregua i jashtëzakonshëm”, tha 34-vjeçari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...