Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Lewis Hamilton kampion edhe jashtë piste!

Pas suksesit numër 90-të në pistën e Mugellos, Lewis Hamilton ka tashmë mundësinë për të barazuar rekordin e sukseseve në Formula 1 të mbajtur nga Michael Schumacher. Nderkohë, piloti britanik është përfshirë në listën e 100 personazheve me më shumë influencë në botë për vitin 2020. Në këtë listë janë të përfshirë personazhe të ndryshëm nga bota e sportit, politikës dhe kinematografisë.

Për Hamilton kjo nuk është hera e parë që përfshihet në një listë të tillë, më herët ai është përfshirë edhe në 2016-ën. Lewis Hamilton përcolli vëmendje të madhe me lëvizjen Black Lives Matter. Piloti i Mercedes Benz përmes profilit të tij në rrjetet sociale dhe garave në Formula 1 ishte tepër aktiv në mbrojtjen e të drejtave të njerzëve me ngjyrë, fushatë sensibilizimi që nisi pas ngjarjeve në SHBA. Hamilton shfrytëzoi të gjitha hapësirat mediatike si dhe në rrjetet sociale me motivacion luftën kundër racizmit. Pikërisht për një gjë të tillë Hamilton është përfshirë në listën e 100-të personazheve me më shumë influencë për një çeshtje që trazoi jo pak ujërat në SHBA.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...