Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Licenca e trajnerit UEFA A, Berisha: Kurs i i nivelit të lartë, infrastruktura më pëlqen

Edicioni i radhës i kursit për trajnerë të licencës “UEFA A”, niveli i dytë për nga rëndësia, nisi në fillim të janarit. Ai do të zgjasë për 6 muaj me një program të përgatitur nga UEFA, në bashkëpunim me Sektorin e Edukimit në FSHF. Në këtë edicion marrin pjesë shumë emra të njohur, të cilët kanë një karrierë të pasur si futbollistë.

Tashmë kanë vendosur të vijojnë të punojnë në botën e bukur të futbollit në rolin e trajnerit. Një prej tyre është edhe Besart Berisha. Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, po ndjek studimet për t’u pajisur me licencën e trajnerit UEFA A. Ai vlerëson shumë punën që po bën FSHF përmes Sektorit të Edukimit në formimin e profesionistëve.

Pasi la futbollin e luajtur dy sezone më parë, 37-vjeçari po punon për të marrë sa më shumë eksperiencë si trajner. “Aktualisht jam i përqendruar vetëm te ndjekja e kurseve për marrë licencat e trajnerit. Dua të përgatitem sa më mirë për të punuar së shpejti si trajner. E mbylla me futbollin e luajtur 2.5 vite më parë, tani po merrem vetëm me formimin si trajner për t’u pajisur me licencat e UEFA-s.

Jam shumë i kënaqur me organizimin dhe me punën që po bën FSHF-ja me kursin e trajnerëve. Lektorët janë shumë profesionale dhe na përgatisin më së miri përmes leksioneve për sfidat që do të kemi në këtë profesion në të ardhmen”, deklaron ish-sulmuesi kuqezi për Fshf.org.

Berisha gjithashtu shprehet i kënaqur me nivelin e kursit. Ish-sulmuesi është i bindur për të vazhduar më tej në formimin e tij edhe me licencën UEFA Pro, niveli më i lartë për një trajner e me të cilën mund të drejtoje çdo lloj skuadre nëpër botë. “Kurset e FSHF-së për trajnerë janë të një niveli shumë të lartë, personalisht jam shumë i kënaqur me profesionalizmin që kam gjetur këtu. Besoj dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësve në kurs kjo eksperiencë të na ndihmojë shumë në punën tonë.

LEXO EDHE: 

Pasi të kem marrë licencën UEFA A unë synoj të vazhdoj procesin e formimit për të zotëruar edhe licencën UEFA Pro në të ardhmen. Kam dëshirë të aktivizohem si trajner me një skuadër të niveleve të larta. Hap pas hapi me përvojën që do të përftoj si trajner edhe me licencën UEFA A, unë do të kem mundësi të ngjis shkallët e karrierës”, shton ish-futbollisti i njohur.

Kursi UEFA A aktualisht po zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Ky është një investim madhor që ka transformuar infrastrukturën sportive. Aty ofrohen kushte të shkëlqyera stërvitjeje dhe pune për të gjitha ekipet Kombëtare apo edhe për Sektorin e Edukimit. Duke parë këtë transformim Berisha vlerëson punën e FSHF-së dhe mbështetjen e madhe që i jep futbollit shqiptar.

Më pëlqen shumë mënyra se si është zhvilluar infrastruktura këtu. Ka një ndryshim të madh krahasuar me periudhën kur unë isha futbollist i Kombëtares. Më vjen shumë mirë kur shoh këtë zhvillim kaq të madh të FSHF-së. Njëkohësisht dua ta falënderoj FSHF-në, pasi gjithmonë më ka përkrahur.

Jo thjeshtë si lojtar, por tashmë edhe si trajner që po formohem me kurset profesionale. Arritja është absolutisht edhe një meritë e Presidenti të FSHF-së, Armand Duka. Besoj që ka bërë një punë shumë të madhe për FSHF-në”, u shpreh Besart Berisha.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...