Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Licensimi i klubeve, FSHF: Mbetet atribut i federatës, klubet i plotësojnë formularët direkt te UEFA

Mungesë informimi apo shpifje. Federata e Futbollit ndërhyn në debatin për licensimin e klubeve për kupat e Europës, për të sqaruar ato që i cilëson lajme të rreme dhe krejtësisht të pavërteta.Nëpërmjet një deklarate për shtyp, institucioni që drejton futbollin në vend shpjegoi se sistemi i licensimit i aplikuar nga UEFA përpara dhjetë viteve, me qëllim zhvillimin strategjik dhe përmirësimin e drejtimit te klubeve, operon në dy faza të ndryshme: një për kompeticionet europiane dhe një për kompeticionet vendase. qeveria e futbollit europian delegon të drejtën e licensimit federatave anëtare dhe mbikqyr mënyrën e dhënies së tyre nëpërmjet një komisioni me dy dhoma, dhoma e hetimit dhe ajo e gjykimit i quajtur Club Financial Control Body (CFCB).

Në këtë deklaratë për shtyp FSHF sqaron gjithashtu se klubet që synojnë pjesëmarjen në arenën europiane duhet të plotësojnë kriterin administrativ, infrastrukturor, ligjor dhe sportiv brenda datës 28 Shkurt të çdo viti dhe kriterin financiar brenda datës 31 Mars që përkon me mbylljen e vitit kalendarik ekonomik.Të gjitha të dhënat e kriterit financiar, që përfshijnë bilancin, pagesat e lojtarëve, detyrimet ndaj organeve tatimore dhe palëve të treta, klubet i hedhin vetë online në portalin e UEFA-s, dhe ku federata ka vetëm rol mbikëqyrës dhe asnjë mundësi ndërhyrjeje.

Gjithashtu në këtë deklaratë është sqaruar edhe çështja Tirana, aq shumë e përfolur për moslëvrimin e të ardhurave pas pjesëmarjes në Europa League edicionin që po lëmë pas. Federata bën të ditur se klubi Tirana aplikoi për licensimin, duke iu mohuar nga komisioni përkatës. Më pas klubi kryeqytetas fitoi të drejtën në Komisionin e Licensimit të Apelit që i dha të drejtën e pjesëmarjes në Europë. Megjithatë për menaxherin e licensimit ky vendim ishte i parregullt, ndërkohë që komiteti Ekzekutiv shkarkoi Komisionin e Licensimit të Apelit duke e riformuluar atë dhe njoftuar UEFA-n. Ka qënë dhoma e hetimit të Club Financial Control Body (CFCB) që ka vendosur më pas të mos lëvrojë të ardhurat për pjesëmarjen e Tiranës në Europa League për edicionin 2017-2018.

 

Gjithashtu ky proces u parapri dhe nga vizita e kreut të Licensimit të Klubeve në UEFA, që u njoh me planin e FSHF për hapat që do të ndërmeren në të ardhmen.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...