Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Lider i Arsenalit, Xhaka një nga lojtarët më në formë të “The Gunners”

Granit Xhaka po kalon një formë fantastike me Arsenal, që prej kalim të tij në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare deri më tani është aktivizuar në të gjitha ndeshjet, si në Premier League, po ashtu edhe në Europa League dhe vetëm në sfidën ndaj Bournemouth është zëvendësuar në minutën e 87.

29-vjeçari është pjesë e Arsenal që prej vitit 2016 ndërsa një nisje të tillë Xhaka nuk e ka në asnjë sezon me klubin londinez. Mesfushori ka kaluar vështirësi të shumta, fillimisht humbi shiritin e kapiteni, u përball me zemërimin e tifozëve, kurse tani ai  ka kthyer përmbys çdo gjë, duke u shndërruar në liderin kryesor për Arsenal.

Deri më tani Xhaka ka shënuar një gol kundër Leicester dhe gjithashtu ka dhuruar tre asist.

Në sezonin e kaluar  në 27 paraqitje Xhaka realizoi vetëm 1 gol dhe dhuroi  2 asist në Premier League, ndërsa performancën e sezonit të fundit mesfushori me origjinë shqiptare e ka kaluar për vetëm shtatë javë.

Fitorja e fundit në transfertë përball Brentford me rezultatin 3-0, ishte shumë e veçantë për shqiptarin , pasi gjatë gjithë ndeshjes mbajti shiritin e kapitenit për Arsenal, udhëhoqi ekipin si një lider i vërtet dhe në fund rifitoi përsëri zemrat e tifozëve, pasi të gjithë kënduan në kor emrin e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...