Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Lideri i heshtur/ Jo vetëm Mbappe dhe Giroud, Franca dhe Deschamps i gëzohen “efektit” Griezmann

Franca marshon në gjysmëfinalen e Kupës së Botës teksa mposhti me rezultatin 1-2, Anglinë. “Gjelat” duken në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin e fituar në vitin 2018 teksa në gjysmëfinale përballen me surprizën Marok.

Megjithatë, në një organikë e cila është e frymëzuar nga Kylian Mbappe, Olivier Giroud, talenti Tchouameni por edhe kapiteni Lloris trajneri Didier Deschamps duket i qetë. Edhe pse duhet theksuar se pavarësisht se duket sikur mbetet jashtë vëmendjes, një nga më të rëndësishmit dhe liderat e “heshtur” të Bluve është Antoine Griezmann. Në kombëtare, Griezmann sakrifikon shumë dhe luan disi më i tërhequr duke i lënë hapësirë para Dembele.

Gjithsesi, falë eksperiencës 31-vjeçari e gjen momentin e duhur për të spikatur ashtu siç ishte edhe asisti perfekt për golin e Giroud ndaj Anglisë, për të shtuar më pas që edhe pasimi i fundit për Tchouamenin ishte po i tiji. Statistikat me kombëtaren e lartësojnë gjithnjë e më shumë figurën e Griezmann me lojtarin që nuk ka humbur asnjë nga 72 ndeshjet e fundit të Francës dhe ka qenë në fushë në çdo sfidë që “Gjelat” kanë zhvilluar në katër turnetë e fundit madhorë.

Griezmann ka luajtur 23 ndeshje në katër turnetë e fundit madhorë, duke shënuar 11 gola si dhe asistuar në shtatë raste. Arritja më e madhe është padyshim triumfi në Kupën e Botës, Rusi 2018. Sa i takon Botërorit të vitit 2022, Griezmann ka krijuar më shumë shanse shënimi se kushdo tjetër dhe askush nuk ka asistuar më shumë se ai.

Janë tre asiste nga ana e Griezmann, po aq sa edhe Kane me Bruno Fernandes. Ndryshimi është se si lojtari anglez, ashtu edhe ai portugez tashmë nuk janë më pjesë e turneut dhe Griezmann do të ketë mundësinë që të luajë të paktën edhe një ndeshje e ta kalojë dyshen e sipërpërmendur.

Sa i përket historisë, Zinedine Zidane është francezi i vetëm që ka fituar Topin e Artë në një Kupë Bote dhe një Europian dhe Griezmann mund të bëhet i dyti pasi kujtojmë se në Euro 2016, ishte pikërisht sulmuesi ai që fitoi Topin e Artë të eventit me Francën e tij që u mposht në finale nga Portugalia.

Në këtë formë, duket se sa herë Griezmann funksionon në fushë, edhe Franca funksionon me kundërshtarët që ndoshta “gënjehen” nga “numrat” e Mbappe apo prezenca e Giroud në zonën e tyre teksa duket se “asi nën mëngë” i trajnerit Didier Deschamps është pikërisht Antoine Griezmann.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...