Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lidhja e veçantë, Leipzigu i plotëson dëshirën kapitenit të dëmtuar

Skuadra e Leipzigut nuk e ruajti avantazhin e dyfishtë ndaj Bayern Munchen, me supersfidën e javës së gjashtë në Bundesliga që përfundoi në barazim 2-2.

Gjithsesi, Leipzigu regjistroi rezultatin e tretë radhazi pozitiv ndaj kampionëve të Gjermanisë, duke llogaritur edhe finalen e Superkupës, ku fitoi 3-0.

Djemtë e Marco Rose renditen në vendin e pestë me 13 pikë, 3 më pak se Bayer Leverkuseni kryesues. Fokusi ka kaluar në Champions League.

Lexoni edhe:

Skuadra gjermane pret kampionët e Manchester Cityt në shtëpi, të mërkurën në mbrëmje. Duel i grupit G. Me Leipzigun që fitoi 1-3 përballjen e parë në Zvicër me Young Boys.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë përgatitur rinovimin me kapitenin e ekipit: Willi Orban. 30-vjeçari hungarez është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet i gatshëm në mesin e muajit nëntor.

Qendërmbrojtësi luan me Leipzigun prej vitit 2015. Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2025, ndërkohë që klubi i propozon të firmosë deri në verën e vitit 2027.

Orban ka një lidhje të veçantë me Leipzigun dhe është gati të nënshkruajë menjëherë rinovimin e kontratës. Akordi është arritur, palët po diskutojnë detajet e fundit dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i marrëveshjes së re.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...