Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

“Lidhja me Canalis me dëmtoi karrierën, më kujtojnë më shumë si hamshorin e saj”

Sot është 37 vjeç, luan për Catanian në Serie C dhe ëndërron ta ngjisë klubin rrëzë Etnas me golat e tij në Serinë B. Në karrierën e Reginaldos, megjithatë, duhet të llogariten edhe 5 sezone në Serinë A, të kaluara me fanellat e Trevisos, Fiorentinës, Parmës dhe Sienës, për një total prej 19 golash në kampionatin Italian. Numra, që për mendimin e tij, mund të ishin edhe më të lartë, nëse nuk do të ndikonte lidhja me Elisabetta Canalis.

Vetë braziliani Reginaldo foli për këtë temë në mikrofonat e ItaSportPress:

“U takuam në shtëpinë e Bernardo Corradit me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo e dinte kush isha dhe unë e dija se kush ishte dhe pothuajse ramë në dashuri që në atë mbrëmje. Ishte një histori e bukur dashurie, edhe pse zgjati vetëm disa muaj. Ishte Elisabetta ajo që më la dhe nuk e kam problem ta them, sepse ishte gabimi im. Ishin shtatë muaj intensivë, që janë pjesë e jetës time, por tani jam i lumtur me gruan time, Ryana”.

Reginaldo jep argumentet e tij pse historia me bukuroshen italiane, Canalis, i ka dëmtuar karrierën:

“Jam i kënaqur kur flitet për historinë time me Elisabettan, edhe pse shpesh më kujtojnë thjesht si hamshorin e saj dhe jo si një futbollist me pothuajse 500 ndeshje në Itali. Ajo histori, me një grua të famshme, më hoqi diçka, sepse shumë drejtorë sportivë më konsideronin një futbollist që mendoja vetëm për gratë dhe jetën dëfryese. Nuk mohoj asgjë, por vërtet besoj se historia e dashurisë me Canalis dëmtoi karrierën time, edhe nëse më vonë provova, duke shënuar gola, se nuk isha thjesht lojtar i një klubi nate. Nuk komunikoj më me Elisabettan, ajo jeton në Shtetet e Bashkuara dhe unë në Itali, por nuk e hedh poshtë atë aventurë, kanë qenë shtatë muaj të mirë”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...