Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lidhjet e dyshuara me oligarkun rus, policia bastis zyrat e Bayernit

Nuk mjafton momenti i keq i skuadrës në aspektin e rezultateve, tani Bayerni po përjeton një situatë të pazakontë edhe jashtë fushës.

Të premten e kaluar, sikurse njofton “Bild”, zyrat e klubit bavarez janë bastisur nga zyrtarë të Zyrës Federale dhe Shtetërore të Policisë Kriminale të Bavarisë.

Arsyeja e bastisjes lidhet me një procedurë të dyshuar të pastrimit të parave të Alisher Usmanov, një oligark rus i cili ka banuar prej kohësh në Tegernsee, Bavari.

Usmanov është shumë i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, por edhe me Uli Hoeness, ish-presidentin e Bayernit.

Emri i tij është i pranishëm në kërkesa të shumta për sanksione nga komuniteti ndërkombëtar pas fillimit të luftës që ka përfshirë Rusinë dhe Ukrainën që nga viti 2022.

Nga viti 2017 deri në vitin e kaluar, Usmanov ishte nën hetim si i dyshuar për pastrimin e disa milionë eurove. Disa muaj më parë, tri nga vilat e tij në liqenin Tegernsee janë kontrolluar nga policia.

Lexo edhe:  

Lidhja e tij me Bayernin qëndron, pikërisht, në afërsinë me Hoeness.

Numri 1 i Bayernit jeton gjithashtu në Tegernsee, e njëjta komunë ku ndodhet rezidenca e Usmanov.

“Autoriteti ynë nuk po kryen asnjë hetim kundër Bayernit, drejtorëve apo anëtarëve të klubit”, tha zyra e prokurorit publik të Frankfurtit.

Bayern nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...