Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liverpooli në finale të Championsit, LeBron James kap “bingon”

“Ylli” Cleveland Cavaliers, LeBron James, është fitimtar edhe jashtë parketit të lojës së basketbollit. Tri herë fitues i titullit në NBA mund të buzëqeshë për kualifikimin e Liverpoolit në finale të Championsit, ku do të përplaset me Realin e Madridit.

Sipas rrjetit ESPN, investimi i kryer në vitin 2011 nga LeBron James, duke blerë 2% të aksioneve të “The Reds” për vetëm 6.5 milionë dollarë, me arritjen e skuadrës së Klopp në finalen e Kievit është pesëfishuar, duke duke shkuar në 32 milionë.

Nuk është hera e parë që LeBron James tregon aftësitë e tij në biznez, pasi edhe në të kaluarën ka investuar me sukses në marka të ndryshme si Beats by Dre dhe Blaze Pizza.

Sipas Forbes, vlera e Liverpoolit, që kthehet pas 11 vitesh në finale të Championsit është rritur nga 477 milionë dollarë në vitin 2010 në 1 miliard e 600 milionë në ditët e sotme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...