Basketboll

Liga Ballkanike/ Teuta nuk ia del në finale, një skuadër maqedonase shpallet kampione

Teuta nuk ia del dot të çojë deri në fund mrekullinë në Ligën ballkanike në basketboll për meshkuj. Skuadra durrsake që ishte në pjesëmarrjen e saj të parë në këtë eveniment arriti të kalojë në finalen e Ligës Ballkanike ku u përball me skuadrën e Blokotehnës ndaj së cilës humbi, me skuadrën maqedonase që u shpall kampione e Ballkanit, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali u kënaq me medaljen e argjendtë.

Që në fillim u duk se Teuta do ta kishte mjaft të vështirë për të fituar këtë finale pasi skuadra e Blokotehnës e vuri kontrollin e saj në parket shumë shpejt teksa fitoi periodën e parë 25-9. Teuta pati momente më të mira në periodën e dytë të cilën e fitoi 21-17 duke e reduktuar disi disavantazhin në këtë finale teksa skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 42-30 për maqedonasit.

Me rikthimin në parket, Blokotehna e thelloi akoma më shumë diferencën në pikë, pasi e mbylli periodën e tretë 28-15 duke e cuar rezultatin përpara fillimit të 10-minutëshit të fundit 70-45. Në periodën e katërt të ndeshjes, u pa një Teutë shumë më e saktë në lojën e saj e cila arriti të fitojë këtë fraksion të lojës 23-12, por për durrsakët ishte shumë vonë pasi sfida u mbyll me rezultatin 82-68 në favor të Blokotehnës që u shpall kampione e Ballkanit.

Është kjo një humbje që gjithsesi nuk ia zbeh meritat skuadrës së Teutës për të cilën edhe kjo medalje e argjendtë është një sukses i rëndësishëm pasi tregon formën mjaft të mirë të shfaqur në këtë eveniment.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency