Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liga e Kombeve në format planetar? UEFA dhe FIFA nisin diskutimet

Ndryshimi i drejtuesve në krye të FIFA-s dhe UEFA-s duket se ka sjellë një frymë të re në këto dy institucione, që gjatë kohëve të fundit kanë ndërmarrë disa iniciativa për ndryshimin e formateve klasike të kompeticioneve.

Pas zyrtarizimit të Ligës së Kombeve nga ana e UEFA-s, që është një prej risive më të mëdha të dekadave të fundit, një tjetër projekt po diskutohet në zyrat e dy institucioneve të mëdha të futbollit botëror, në mënyrë që ideja e Ligës së Kombeve të zgjerohet në rang global.

Për të kufizuar sa më shumë numrin e miqësoreve, edhe FIFA mendon të aplikojë një formulë të ngjashme. Për momentin, UEFA konfirmon nisjen e bisedimeve duke u mjaftuar me një qëndrim zyrtar deri diku të padeshifrushëm.

“Bisedimet janë në një pikë konstruktive”, thekson një burim zyrtar i UEFA-s për BBC-në, që shton gjithashtu se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Liga e Kombeve, edhe pse do të startojë vetëm në muajin shtator të vitit të ardhshëm, duket se është një ide që po gjen mbështetje të madhe, pasi mund të rezultojë e suksesshme. 55 kombëtaret, anëtare të UEFA-s, do të nisin kompeticionin e ri gjatë 2018-ës, me qëllim kualifikimin për në Euro 2020.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...