Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Liga e Kombeve për vajza/ Grima: Irlanda e fortë, të dalim me kokën lart nga ndeshja

Kombëtarja shqiptare e vajzave, prej së hënës është grumbulluar në kryeqytet dhe po përgatitet në prag të dy sfidave ndaj Irlandës. Të vlefshme për UEFA Women’s Nations League. Seancat përgatitore po zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit“, ndërsa ditën e sotme Kombëtarja e vajzave do të udhëtojë drejt Irlandës për të zhvilluar duelin e tretë në grup.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Grima theksoi se brenda grupit është krijuar një atmosferë mjaft e mirë. Përsa i përket ekipit, ai deklaroi se disa vajza nuk janë në gjendjen më të mirë fizike.

Atmosfera është e mirë, vajzat janë të njohura me njëra-tjetrën. Është një grup i mirë, është një grup që kombinojnë mjaft mirë me njëra-tjetrën, janë si një familje. Problematika ka, pasi kemi dëmtime, ka vajza që nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë fizike. Pasi vijnë nga dëmtimet. Gjithsesi me ato vajza që kemi në dispozicion mendoj ta përballojmë me sukses edhe këtë ndeshje“, u shpreh fillimisht trajneri.

Lexo edhe:

Më tej, Grima vlerësoi ekipin kundërshtar, duke theksuar se është një skuadër shumë e fortë. Trajneri kuqezi është besimplotë se Shqipëria e vajzave do të japë më të mirën në transfertën irlandeze.

Luajmë kundër një ekipi shumë të fortë, që vjen nga kampionati botëror. Është një ekip që duhet respektuar, sepse është në krye të grupit. Megjithatë, ne shkojmë për të dhënë më të mirën, ashtu siç kemi bërë në dy ndeshjet e para me Irlandën e Veriut dhe Hungarinë. Do të mundohemi të japim më të mirën, të marrim maksimumin prej vajzave dhe të dalim me kokën lart nga ndeshja“.

Në lidhje me pritshmëritë e Shqipërisë në grupin B1, trajneri Grima deklaroi se synimi kryesoj është mosrënia në ligën C.

Objektivi kryesor është që ne të mos jemi vendi i fundit në renditje. Janë tri skuadra që janë mbi ne, janë skuadra shumë të mira, që kanë përvojë të madhe e të gjatë në aktivitetet e futbollit të femrave.

Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën që të mos biem në grupin C. Me pak fat mund edhe të jemi vendi i dytë në grup, por mund të jemi edhe vendi i tretë. Në rast se do të na mungojë fati, mund të përfundojmë të fundit. Ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë, që të mos jemi vendi i fundit në grup”, përfundoi trajneri Grima.

Shqipëria e vajzave e luan ndeshjen e radhës në UEFA Women’s Nations League ndaj Irlandës më 27 tetor (18:45) në “Tallaght Stadium”, Dublin. Takimi tjetër me Irlandën zhvillohet më 31 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës (18:00).

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....