Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Liga e Kombeve për vajza/ Grima: Jemi në rritje, po punojmë për rinovimin e grupit

Kombëtarja shqiptare e vajzave, prej të hënës është grumbulluar në kryeqytet. Aty ku po përgatitet për dy sfidat e fundit ndaj Irlandës së Veriut dhe Hungarisë, të vlefshme për UEFA Women’s Nations League.

Seancat stërvitore po zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit“. Në një prononcim për fshf.org, 49-vjeçari shkodran theksoi se brenda grupit atmosfera është e mirë. Sa i përket ekipit, ai tha se ka disa dëmtime por synojnë maksimumin në dy takimet e fundit.

Atmosfera është e mirë, vajzat janë të mësuara me vazhdimësinë e grumbullimeve dhe ndeshjeve. Kemi dëmtime, por do të mundohemi që me grupin dhe me kontingjentin që kemi t’i përballojmë me sukses ndeshjet. Realisht janë dy ndeshje që ne duhet të bëjmë mirë.

Të japim maksimumin dhe të dalim me rezultat pozitiv, pavarësisht se kundërshtarët janë të fortë, megjithatë kemi mundësi që t’i përballojmë me sukses. Do mundohemi në këto ndeshje që të mos jemi të fundit në grup”, u shpreh fillimisht trajneri Grima.

Lexo edhe:

Më tej, trajneri Grima deklaroi se bashkë me sektorin e futbollit të femrave në FSHF po punohet për të rinovuar grupin, me synim për të rritur nivelin.

Unë jam i kënaqur me grupin, por normalisht si çdo grup ka nevojë për rinovim. Po punojmë shumë, bashkë me sektorin e futbollit të vajzave në FSHF po mundohemi të afrojmë vajza të tjera pranë skuadrës.

Që të kemi sa më shumë elemente cilësore për të rivalizuar njëra-tjetrën dhe të mos jemi me mungesa që pastaj na kushtëzojnë në objektivat tona. Mendoj që kemi bërë mirë, janë ndeshje që kanë rëndësi për ne.

Kemi luajtur kundër kundërshtarëve të fortë dhe i kemi përballuar mirë këto ndeshje. Kemi treguar që jemi në rritje, por normalisht na duhen edhe rezultate. Dhe mendoj që do na vijnë në këto dy ndeshje që kemi përpara”, përfundoi trajneri Grima.

Shqipëria e vajzave luan ndeshjen e radhës në UEFA Women’s Nations League ndaj Irlandës së Veriut më datë 1 dhjetor. Me sfidën që nis prej orës 17:00 në stadiumin “Air Albania”. Takimi i fundit në grup do të jetë kundër Hungarisë (5 dhjetor), në stadiumin “Hidegkuti Nandor” (17:00).

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....