Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Liga i përgjigjet Fidel Yllit: Të zhgënjyer nga qëndrimi juaj, presim takim me kryeministrin

Ndërkohë që futbolli është ndalur në formë proteste nga ana e Ligës Profesioniste, që kërkon plotësimin e disa kërkesave nga qeveria shqiptare, vijon edhe dueli i replikave në distancë mes palëve.

Kështu ditën e djeshme, i ngarkuari i kryeministrit për negociata me Ligën Profesioniste, Fidel Ylli doli në një konferencë për shtyp në krah të Ministres së Financave Anila Denaj, ku ndër të tjera theksoi se pas Ligës fshihet FSHF-ja dhe se bojkoti po përdoret për qëllime politike.

Megjithatë sot ka reaguar edhe Liga Profesioniste e Futbollit në Shqipëri, që nëpërmjet Sekretarit të saj Dritan Kadia, është shprehur se priste më shumë mbështetje prej deputetit Ylli dhe se vijon të jetë e hapur për takime e dialog.

Ja reagimi i plotë i Ligës Profesioniste:

I dashur zoti Fidel!
E ndoqa me vëmendje konferencën e shtypit që ju dhe Ministria e Financave, zonja Denaj dhatë dje për mediat.
T’ju them të drejtën prisja një qëndrim më mbështetës për kërkesat e Ligës, të cilat në fakt janë premtime të drejtpërdrejta e të bëra fjalë për fjalë, nga Kryeministri përpara 18 muajsh.

Sigurisht që është e drejta juaj të bëni politikë me gjithçka, por komuniteti i futbollit nuk ndihet i nderuar nga kjo prirje. Konferenca e djeshme e shtypit nuk i dha përgjigje disa pyetjeve:

1) Pse nuk i përmbushni, derisa i konsideroni të drejta kërkesat e Ligës?
2) A janë prej kohësh të njohura për qeverinë kërkesat e ligës?
3) Përse ministria e financave do të bisedojë me ne, kur ajo dhe qeveria, siç deklaroi edhe dje, janë kundër kërkesave të ligës?
4) Pse qeveria bën një të ashtuquajtur ligj për sponsorizimet që nuk e ka asnje vend europian e ballkanik? Pse nuk miraton një ligj si Maqedonia, Kosova, Hungaria, Gjermania etj etj, “Ligjin për sponsorizimin”, që propozon Liga?

Unë si Sekretar i Ligës mbetem ne dispozicionin tuaj për çdo informacion që ju kërkoni. E përsëris edhe një herë ftesën në adresën tuaj, të vini për një takim në selinë e ligës.

Gjithashtu, ju lutem t’i përcillni Kryeministrit, si i vetmi person që mund të krijojë një vullnet politik të shumicës për zgjidhjen e katër kërkesave, gatishmërinë e përfaqësuesve të tryezës së presidentëve për t’u takuar e biseduar me të.

Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit
Dritan Kadia.
Tiranë, më 16 shtator 2020

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...