Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liga italiane mbron Interin dhe Juven, i kundërpërgjigjet presidentit të La Ligas

Liga italiane e futbollit i del në mbrojtje dy klubeve të saj Interit dhe Juventusit dhe i kundërpërgjigjet me tone të ashpra, presidentit të ligës spanjolle të futbollit Javier Tebas i cili doli me një deklaratë të fortë paraditen e kësaj të premteje duke sulmuar zikaltrit dhe bardhezinjtë për mënyrën sesi kanë hyrë në bisedime me Modric dhe Ronaldon. Me një komunikatë zyrtare liga italiane e futbollit bën me dije se ka mbetur e surprizuar dhe shumë e mërzitur nga deklaratat e numrit 1 të La Ligas. Sipas ligës italiane të futbollit, fjalët e Tebas nuk kanë asnjë bazë vërtetësie dhe janë thënë për të prishur imazhin e Serisë A dhe dy klubeve ikonë të këtij kampionati siç janë Interi dhe Juventusi. Sipas ligës italiane të 20-ta klubet e Serisë A operojnë në merkato konform të gjitha rregullave. Ndërkohë edhe Interi ka bërë me dije se do të ndërrmarrë rrugët ligjore ndaj presidentit të La Ligas Javier Tebas, i cili ka akuzuar ashpër zikaltrit për çështjen Modric.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...