Edvin Libohova nuk është kryetari i Ligës Profesioniste të Futbollit. Pas dy vitesh në këtë pozicion, ai ka vendosur të largohet nga kjo detyrë duke u paraqitur anëtarëve dorëheqjen. Ky vendim lidhet me pamundësinë e tij për të ndjekur zhvillimet e ligës. Në një prononcim për Top Channel, Libohova sqaroi:
“Për shkak të ritmit dhe angazhimit maksimal që duhet në këto momente për t’u marrë me Ligën dhe pamundësisë time për të qenë i angazhuar plotësisht u kam paraqitur anëtarëve dorëheqjen.”
Zhvillimi më i rëndësishëm i Ligës Profesioniste, deri më tani, sipas Libohovës, ishte njohja e problematikës më të madhe që ka futbolli me ligjin, gjë që herët a vonë do të zgjidhet.
“Rëndësi ka që qeveria i njohu problemet dhe i pranoi, herët a vonë do të bëhet një ligj funksional dhe jo formal.”
