Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ligat duan mbylljen e kampionateve, drejt futbollit edhe në verë

Seria A ishte e para nga 5 ligat më të mëdha europiane që njoftoi ndërprerjen deri më 3 prill, e detyruar nga dekreti i kryeministrit Conte, për të shmangur në maksimumi përhapjen e koronavirusit, duke qenë se Italia mbetet vendi më i prekur në Europë.

Gjatë këtyre ditëve është folur për skenarë të shumtë mbi mënyrën sesi do të mbyllet kampionati, por Brenda pak ditësh janë ndërprerë me radhë shumë liga të tera europiane, përfshi edhe Champions e Europa League.

Duke parë situatën e krijuar, UEFA po mendon shtyrjen e Kampionatit Europian për t’u lënë hapësirë kubeve të përfundojnë me sukses kampionatet përkatëse dhe ligat europiane, gjë që është kërkuar edhe nga vetë protagonistët.

Kështu Liga italiane, pasi mbylli një mbledhje me thuajse të 20 klubet anëtare, doli me një deklaratë ku sqaroi se do të kërkojnë mbarimin me çdo kusht të kampionatit, ashtu siç është parashikuar në kampionat.

“Pozicioni i Ligës së Serisë A, pas mbledhjes në video-konferencë me drejtuesit e klubeve, është që t’i japim prioritet kampionatit dhe ta mbyllim rregullisht atë. Për momentin prioritet është shëndeti i njerëzve, por ne kemi ngritur grupe pune për të studiuar mundësinë e rikthimit në fushë pas datës 3 prill dhe për të mbyllur rregullisht kampionatin”, thuhej në deklaratën e Ligës.

Edhe liga të tjera europiane konfirmuan qartazi se duan t’i jepet prioritet kampionatit dhe të mbyllet gjithçka sipas kalendarit të paracaktuar, pasi në të kundërt klubet do të pësojnë humbje të mëdha nga të ardhurat nga biletat e ato nga e drejta televizive.

Në këto kushte, por duket parë edhe situatën e krijuar nga koronavirusi, gjasat më të mëdha janë që kampionatet të mbyllen duke shfrytëzuar edhe periudhën e verës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...