Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ligji për Sponsorizimet, sporti shqiptar në prag të një epoke të re

Nga Ylli Aga

Sporti ka vite që ka lëshuar sinjalin “SOS”. Dhe nëse është akoma i mbijetuar ka ndodhur prej vullnetit të idealistëve apo kapriçove të aventurierëve. Më shumë se tri dekada nga rënia e sistemit komunist dhe ekonomisë së centralizuar, një nga sektorët e vetëm, që nuk ka parë një kuadër ligjor të rregulluar dhe favorizues është pikërisht sporti. Burimet financiare dhe asetet infrastrukturore të të cilit kanë ardhur çdo vit duke u minimizuar. Kërkesat për ndihmë kanë qenë një refren i përsëritur çdo vit, por veshët e qeveritarëve të çdo ngjyre kanë qenë të mbyllur, duke e lënë sportin në kolaps dhe pa një zgjidhje të logjikshme ekonomike.

Megjithatë, komuniteti i sportit, siç është edhe në natyrën e të gjithë atyre që e praktikojnë atë, duke se nuk kanë ndërmend të dorëzohet. Me iniciativën e FSHF-së dhe të Ligës Profesioniste, kërkesa e tyre kryesore për një ligj të ri për sponsorizimin është rikthyer edhe një herë në nivele të larta, tanimë në zyrën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Shenjat e para janë se më në fund mund të ketë një marrëveshje, për të kthyer në ligj të gjithë iniciativën e protagonistëve kryesorë të futbollit, por që në vetvete do të jetë gjithëpërfshirëse dhe ndihmesë për të gjitha sportet në vendin tonë.

Tanimë ekziston gjithashtu një ndërgjegjësim të të gjithë faktorëve të përfshirë në këtë proces, se për të injektuar energji të reja për zhvillimin e sportit kërkohet vullnet dhe një kuadër i ri ligjor. I njëjtë si në shumë vende të tjera, në të cilat efektet e sponsorizimeve janë ndier drejtpërdrejt në masivizimin e sportit, në rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Në vendin tonë, përmbushja e një iniciative të tillë do të mund të ndihmonte në procesin e formalizimit të të gjithë sektorit sportiv, por edhe të një kontributi direkt me rikthimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit. E gjitha kjo me logjikën e thjeshtë se deklarimi i çdo të ardhure nga sponsorizimi do t’i nënshtrohej sistemin fiskal në vendin tonë dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura për sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore dhe tatim mbi të ardhurat. Gjithashtu, një buxhet më i lartë në dispozicion të sportit do të krijonte një bazë të shëndoshë për arritje më të mëdha sportive, që do të përkthehen në më shumë të ardhura nga aktivitetet ndërkombëtare. Mjaft të kujtojmë të ardhurat e përfituara nga ekipi ynë kombëtar më pjesëmarrjen në “Euro 2016”, të klubeve të futbollit në kupat e Evropës apo nga shitja e futbollistëve, mund të krijojmë një ide për përfitimet që do të kenë të gjitha palët.

Marrë në konsideratë pozitivitetin e takimit të sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, diskutimet e bëra prej një kohe të gjate dhe në të gjitha nivelet, krijojmë të gjitha premisat për të gjetur një marrëveshje dhe fillimin e një epoke të re për sportin tonë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...