Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ligue 1 “ndizet” me PSG-Lyon, Liverpool udhëton në Londër, Barça pret Levanten

Ashtu si çdo e diel, edhe kjo e sotmja do të vijë me emocione të shumta në ekranin e Supersport, me disa nga përballjet më interesante të ligave kryesore europiane. Kështu Liverpooli do të udhëtojë drejt Londrës për t’u përballur me modestët e Fulham në “Craven Cottage” në orën 17:30.

Pasi siguruan pa problem kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, “The reds” mund të përqendrohen tashmë te kampionati dhe transferta e sotme është nga ato ndeshje ku fitorja shndërrohet në detyrim, për të provuar shkëputjen në krye.

Lista e të dëmtuarve te Liverpool është shumë e gjatë dhe përmban emra si Diogo Jota, Alcantara, Alisson, Milner, Van Dijk, Joe Gomez, Shaqiri, etj., megjithatë në fushë do të jenë emra si Salah, Mane, Firminho, etj., të cilët janë gati të udhëheqin skuadrën drejt fitores së radhës.

Pas një starti katastrofik të kampionatit, Barcelona do të kërkojë të rikuperojë distancën nga Atletico e Madridit që kryeson renditjen, duke shfrytëzuar edhe humbjen e “Los Colchoneros” në derbin ndaj Realit mbrëmjen e djeshme.

Messi me shokë do të presin Levanten në “Camp Nou”, një fushë ku 5 ditë më parë zhgënjyen e humbën ndaj Juventusit, por sonte do të jenë të dënuar të fitojnë, për të provuar të mbajnë ende gjallë shpresat për titullin kampion.

Një përballje mjaft interesante vjen nga kampionati francez, ku Paris Saint Germain do të presë në “Parc de Princes” skuadrën e Lyonit sonte në orën 21:00. Të dy ekipet po bëjnë mjaft mirë këtë fillim sezoni dhe kjo dëshmohet qartë edhe në renditje, ku i ndajnë vetëm dy pikë, ndonëse PSG shihet si favorite jo vetëm për të fituar përballjen e sotme, por edhe titullin kampion.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...