Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lihtenshtejni, FSHF ul çmimin e biletave

Cmime popullore, zbritje dhe risi marketingu për biletat e Premieres së Christian Panuccit në stolin e Kombëtares Shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi daljen në shitje të biletave për ndeshjen e 2 shtatorit me Lihtenshtejnin, e para për trajnerin italian në drejtimin e kuqezinjve, duke bërë të ditur bashkë me cmimet edhe një strategji interesante të promovimit të tyre. Kështu pikë se parë biletat që mund të gjenden on line në faqen e autorizuar  bileta.fshf.org  ose    edhe në dyqanin zyrtar të Federatës në Rrugën e Elbasanit për javën e parë të shitjes do të jenë me 20 % zbritja, cka do të thotë se deri në 14 gusht mund ti merrni me këto cmime

Tribuna B3 =8.000 lekë
Tribuna B2 + B4=6.400 lekë
Tribuna A1 + A4=6.400 lekë
Tribuna B1 + B5=4.800 lekë
Tribuna E=2.400 lekë
Tribuna D=1.600 lekë
Tribuna G1=1.200 lekë
Tribuna G2=800 lekë

Gjithashtu për herë të parë Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar edhe një metodë interesante, atë që gjatë kësaj jave, tifozët të mund të blejnë një biletë dyshe, pra bashkë me atë për ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit të pajisen me një biletë edhe për takimin e shumëpritur me Italinë që do të luhet në Shkodër, takim ky për të cilin është e lehtë të parashikohet një bum kërkesash për sa i përket prezencës për përballjen e kuqezinjve me të kaltërit 4 herë Kampionë të Botës. Por mundësitë nuk mbarojnë këtu pasi Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosuir që cdo tifoz që merr një biletë për takimin me Lihtenshtejnin mund të blejë në dyqanin zyrtar të Federatës me 50 % ulje. Shumë mundësi për të mos u humbur për ndeshjen 2 shtatorit, edhe për faktin e thjeshtë se pavarësisht etiketimit si një rival modest Lihtenshtejni ofron një provë të rëndësishme për kombëtaren shqiptare që i duhet ta nisë me këmbën e mbarë aventurën me trajnerin e ri Panucci duke krijuar premisat e duhura për takimet e radhës, sidomos atë që do të luhet në 5 shtator kundër Maqedonisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...