Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: Afrimet na kanë forcuar, e mposhtim Kukësin me tifozët tanë

Vetëm për fitore ndaj Kukësit për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Gilman Lika është optimist se Vllaznia do ta nisi në mënyrën më të mirë vitin 2018-të me një fitore ndaj kampionëve në fuqi të Kukësit.

“Mendoj se gjendja e skuadrës është optimale sepse kemi zhvilluar një stërvitje intensive edhe ditët e fundit, ndërkohë që kemi filluar të mendojmë për sfidën e parë të këtij viti. E konsiderojmë një ndeshje shumë të forte pasi luajmë ndaj Kukësit skuadrës kampione në fuqi, megjithatë po presim me padurim të premten për të dhënë maksimumin dhe shpresojmë për të marrë trepikëshin. Optimizmin për fitore e bazoj te puna që kemi bërë në stërvitje, cilësia që ka ekipi brenda tij, te grupi që është në skuadër. Ka shumë arsye për të besuar te fitorja.”

Kapiteni i kuqebluve është i bindur se afrimet në merkaton e dimrit e kanë bërë më të fortë Vllazninë.

“Lojtarët që kanë ardhur besoj se e kanë forcuar shumë ekipin. Janë futbollistë që na duheshin për pozicionet ku dhe luajnë, shpresoj që të japin më të mirën e mundshme për ekipin tonë. Janë bërë afrimet e duhura.”

Gilman Lika u bëri gjithashtu thirrje tifozëve shkodranë të jenë sa më të shumtë në shkallët e Loro Boriçit për të mbështetur skuadrën, pasi Vllaznia në këto momente të vështira ka shumë nevojë për ta.

“Shpresoj që tifozët të jenë të shumtë këtë radhë në shkallët e stadiumit. Nëse interesi i tyre është i lartë, do të ishte një plus shumë i madh për Vllazninë dhe mund të na çojë drejt fitores. Besoj se do ta nisin mbarë vitin, ndaj uroj që edhe tifozët të besojnë te ne.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...